Premierë në Radio Prishtina, Buta dhe Dj Flow sjellin 'Anuloje at Bitch'

Showbiz September 25, 2018 - 16:25
Lajmet e fundit nga showbizi

Reperi i njohur Buta dhe DJ Flow janë të ftuar në “Radio Prishtina”, në emisionin ‘Me Shukin’, ku flasin në detaje për projektet e tyre më të reja dhe planet për të ardhmen në karrierën e tyre, shkruan "Zëri.Info".

Buta dhe Dj Flow sot në ora 18:00 sot do ta publikojnë projektin e tyre më të ri të titulluar ‘Anuloje atë Bitch’

“Kam pas dëshirë me pas një projekt bashkë me Butën dhe tani e kemi bërë, kënga është bërë para tre muajve ndërsa tani është finalizuar”, tha Dj Flow.

Në anën tjetër reperi Buta ka thënë se arsyeja e mungesës së tij për pak kohë ka qenë se ishte I zënë me koncerte gjatë sezonit.

‘Unë i kam pas disa probleme profesionale për këtë shkak skam publiku diçka të re, kam qenë edhe i zënë me sezone me koncerte’ thotë Buta.