‘West Side Family’ sërish do të jenë 3, ky këngëtar i bashkohet grupit

Showbiz September 24, 2018 - 13:08
Lexoni më shumë detaje

"West Side Family" njihet për shumë hite.

Vdekja e Dr. Florit ka tronditur rëndë anëtarët e këtij grupi, Landi Hysin dhe Almir Shahinin.

Pas një pauze, grupi u rikthyen me projekt të ri muzikor, i cili u prit mirë nga publiku, ndërsa tani ata dhanë lajmin e gëzueshëm.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Landi ka njoftuar se ‘West Side Family” do t’i ketë sërish tre anëtarë, atyre do t’u bashkohet vëllai i Dr. Florit, Alban Kondi.

“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily.
Ashtu dukej dhe ndihej nfakt.
3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë.
3 duket të jetë numër i suksesshëm.

3 pika për retiçencë”, ka shkruar ai.