Showbiz

Leonora Jakupi vizitë varrit të babait: Sa mirë me të pas afër babë

Leonora Jakupi vizitë varrit të babait: Sa mirë me të pas afër babë
22 shtator 2018 • 19 : 13

Lexo detajet

Gjatë ditës së djeshme (e premte) është bërë rivarrimi i babait të këngëtares Leonora Jakupi, Qazim Jakupi.


I ndjeri dhe dëshmori tjetër, Ahmet Krasniqi, janë rivarrosur me një ceremoni shtetërore.
Në nder të veprës së tyre, është mbajtur edhe një akademi përkujtimore kushtuar dy dëshmorëve, eshtrat e të cilëve arritën më në fund në vendlindje.

Këngëtarja Leonora Jakupi së bashku me familjarët e saj, janë pritur edhe në zyrën presidenciale nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ky i fundit, e dekoroi të ndjerin, Qazim Jakupin, me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Tani që varri i tij gjendet në vendlindje, këngëtarja Jakupi nuk ka hezituar që menjëherë t’i bëjë vizitë babait të saj të ndjerë.

Ajo ka hedhur në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaq varrin e babait të saj, ndërsa shkruan në mbishkrimin e saj se ndjehet e lumtur që tani eshtrat e të atit gjenden këtu.
“Sa mirë me të pas afër babë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në InstaStory. 

Image

 

© zëri.info