Pozoi nudo, Miss Italia rrezikon ta humbasë kurorën

Showbiz September 22, 2018 - 16:28
Lexo detajet

Carlotta Maggiorana ditë më parë mori kurorën e më të bukurës në Itali.

Bukuroshja italiane në ditët e para sa po gëzonte kurorën, po rrezikon ta humbasë atë, shkruan lajmi.net.

“Oggi” ka publikuar disa imazhe nudo të Carlottas, gjë e cila bie ndesh me rregulloren e kompeticionit të bukurisë.

Kjo gjë bën që ta rrezikojë kurroën e saj, ani pse janë realizuar tre vite më parë, por tani po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në rast se Carlotta Maggiorana humbet kurorën, vendin e saj e zë përcjellësja e dytë.