Elita Rudin dhe Gjikon i kurorëzoi kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

Showbiz September 21, 2018 - 22:59
Lajmet e fundit nga showbizi

Çifti më i ri i estradës sonë moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, sot i dhanë fund beqarisë së tyre dhe dashurinë e kurorëzuan me martesë, e gjithë kjo si të bëhet pa të parin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, shkruan "Zëri.Info".

Ky i fundit ishte ai që kurorëzoi dashurinë e tyre në dasmën më madhështore të këtij viti.

Ahmeti në rrjetin social "Facebook", ka publikuar fotografi me çiftin të cilët i uron për martesën e tyre.

Ai po ashtu bashkangjitur me fotografinë ka shkruar se ky çift asnjëri nuk janë të Prishtinës, por kurorzimin e bënë këtu në Prishtinë, "Ky djali i Pejës, kjo qika e Gjakovës. Ama i martuam në Komunën e Prishtinës.#elita dhe #gjiko #justmarried", ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe në këtë dasmë morën pjesë shumë artist të njohur kosovar dhe më gjerë, të cilët pa dyshim e shtuan madhështinë e dasmës e cila duket të jetë e perfeksionuar deri në detajet e fundit./ZËRI

Image