Zone mbyll sezonin veror me John Digweed, emrin e madh të muzikës elektronike

Showbiz September 21, 2018 - 15:13
Lexoni më shumë detaje

Zone mbyll sezonin veror me John Digweed, emrin e madh të muzikës elektronike

Vera e këtij viti ka qenë më e madhja ndonjëherë për klubin më të madh të natës në Kosovë. Por e ngjashme pritet të jetë edhe mbyllja e sezonit. Këtë fundjavë, Zone po sjell njërin nga DJ-të më të famshëm të skenës botërore të muzikës elektronike.

Është John Digweed, i cili pas shumë e shumë përpjekjeve për ta sjell atë në Prishtinë, e ka konfirmuar ardhjen e tij në kryeqytetin tonë, përkatësisht në Zone Club.

Performanca e John Digweed do të jetë e fundit në Zonën e Madhe të verës që gjendet në zonën industriale, ndërsa para DJ të madh në të njëjtën skenë këtë vit kanë performuar edhe emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, reperi i famshëm Azet, DJ-të e labelit të Sven Vath, si dhe akrobatët gjerman të cilët e kanë ndezur atmosferën në kryeqytet por edhe kanë bërë që numri i pjesëmarrësve në Zone brenda një nate të thyhet si rekord po në këtë verë.

Në sezonën dimërore, Zone Club rikthehet në qendër të qytetit në Prishtinë me hapesirë e kapacitet më të vogël sesa ajo në zonën industriale. Por sërish, edhe për pjesën e mbetur të vitit, Zone do të vijë me program dhe emra shumë befasues për publikun vendor.

Për më shumë rreth ndejës mbyllëse të Zonës verore, klikoni në këtë link: https://www.facebook.com/events/305120120291553/