Tuna dhe ky këngëtar i njohur së shpejti me bashkëpunim të ri

Showbiz September 20, 2018 - 14:14
Kush do ta besonte se Tuna do të realizonte këngë me të

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu – Tuna së shpejti pritet të sjellë këngën e re së bashku me këngëtarin  Seven Saraçi. Lajmin e ka konfirmuar modelja e njohur Vildane Zeneli e cila përmes disa fotografive të postuara në profilin zyrtar në “Instagram”, e ku sipas tyre pritet që modelja në fjalë të jetë pjesë e videoklipit, shkruan “Zëri.info”.

Pas lindjes së djalit Tuna ka lënë pak anash muzikën duke u përkushtuar kështu vetëm ndaj familjes së saj. Këtë verë ajo ka sjellë këngën “Chonga”, ndërsa Seven Saraçi këtë verë ka ardhur me një bashkëpunim mjaft të suksesshëm me Argjentina Ramosaj, me këngën e titulluar “Pa ty”.

Mbetët të shihet se kur do të hidhet në treg bashkëpunimi i tyre. /ZËRI

LEXO EDHE: Xhensila Myrtezaj zbukurohet dita ditës, do ju mrekullojë me postimin e fundit