'Drive Time me Shukin' tani në 'Radio Prishtina' 89.8FM

Showbiz September 19, 2018 - 17:22
Lexo me shume detaje!

Muzikë të mirë dhe satirë në radio-emisionin legjendar "Drive Time me Shukin" që tashmë transmetohet në Radio Prishtina.

Showman-i i njohur kosovar Mentor Shuki bashkë me radio-emisionin e tij "Drive Time" ka kaluar nga Radio UrbanFM në Radio Prishtina.

I cilësuar si një nga emisionet më të dëgjuara të radios në vend, "Drive Time me Shukin" transmetohet në frekuencën 89.8FM cdo ditë nga ora 16:00 deri më 18:00.

"Drive Time" përgjatë dy orëve përmbledhë lajmet krysore ditore, trajton tema politike, të show-bizit si dhe lajme të sportit.

Në emision me Shukin, ka prezentime të rregullta nga figurat e njohura politike si dhe nga estrada vendore.

Përveç FM-it, "Drive Time me Shukin" transmetohet live edhe në faqen e emisionit në Facebook si dhe në platformën e Radio Prishtinës.