Videoklipi i ri do e sjell një Bleonë ndryshe, ndezëse më shumë se topless!

Showbiz September 19, 2018 - 09:47
Lexo detajet

E veshur me këmishë natë ngjyrë të kuqe, Bleona ka paralajmëruar këngën e saj më të re, shkruan “Zëri.info”.

Këngëtarja shqiptare, e cila karrierën e saj muzikore po e zhvillon në Amerikë, së shpejti pritet të sjell në tregun muzikor këngën e saj më të re e cila në bazë të paralajmërimit të saj duket se do të jetë një ‘bomb’ e vërtetë.

Si gjithmonë jemi mësuar ta shohim Bleonën të luaj shumë me stilin e saj të veshjes, edhe kësaj here ka zgjedhur ngjyrën e kuqe të këmishës në të cilën ajo duket mjaftë joshëse.

Sipas asaj që ka shkruar këngëtarja në Instagram, titulli i këngës do të jete “Monster”.

Ndërsa, kënga e fundit e realizuar edhe me videoklip ishte ajo e titulluar “I don't need your love” të cilën e solli në treg dy muaj më parë. /Zëri

Image