Aktori i ‘O sa mirë’ ka disa fjalë për ambasadorin amerikan

Showbiz September 19, 2018 - 08:29
Lexo detajet

Aktori i dashur për publikun në Kosovë, Jeton Zogjani i njohur për rolin e tij të “Drenicakut” në serial vendor “O sa mirë”, ka postuar një fotografi me ambasadorin amerikan në largim, Greg Delawie, shkruan “Zëri.info”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë u organizuar një takim lamtumirës për ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie ku të pranishëm ishin të gjithë krerët e shtetit.

Ndërsa, aktori Zogjani, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një fotografi e realizuar kohë më parë me ambasadorin, ku krahas saj ka shkruar “Dashamire, t’njefsha t’miren, boll je munu me na ndihmu por me dreqen darsem s’bohet!!”.

Gjatë organizimit lamtumirës për ambasadorin Delawie, mirënjohës për kontributin e tij u shprehen edhe liderët e vendit.

Greg Delawie këto ditë përfundon mandatin dhe në vend të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vijë Philip S. Kosnett. /ZËRI

Image