Më në fund! Rita Ora zbulon datën e publikimit dhe titullin e albumit të ri

Showbiz September 18, 2018 - 16:18
Lajmet e fundit nga showbizi

Rita po rikthehet si ‘Feniks’.

Rita Ora ka konfirmuar se ajo do të publikojë albumin e saj të parë në gjashtë vjet, më 23 nëntor të këtij viti, përcjell Gazeta Express.

Këngëtarja do t’i dhurojë fansave një këngë të re para albumit shumë të pritur, i dyti në karrierën e saj, duke publikuar “Let you love me” këtë të premte, më 21 shtator.

Është konfirmuar edhe titulli i albumit, “Phoenix”, ndërsa Rita ka falënderuar fansat për durimin dhe pritjen, përcjell Gazeta Express.

“Jam shumë e lumtur që do të lansoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”, është shprehur Rita në komunikatën zyrtare.

Ky album i Ritës po pritet tash e sa vite, por as këngëtarja nuk e ka pasur të lehtë, pas gjithë problemeve dhe ndërrimit të labelëve.

Rita në vitin 2015 ka dalë nga labeli i Jy Z, ‘Roc Nation’, për të nënshkruar me ‘Atlantic Records’, me të cilët edhe do të publikojë albumin.

Rita ka zgjedhur muajin nëntor për të publikuar albumin, meqë është edhe ditëlindja e saj, më 26 nëntor.

Image
Image