Ledina Çelo kujton kohën kur pozonte para aparatit të Fadil Berishës

Showbiz September 13, 2018 - 16:19
Lexo tjera detaje

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo është shumë e pëlqyer për zërin e saj, ndonëse viteve të fundit është më pak aktive në muzikë.

Megjithatë, rrjeteve më të frekuentuara sociale nuk i mungon pothuajse asnjëherë, e cila publikon imazhe të shumta, shkruan lajmi net.

Në një të fundit Ledina rikthehet prapa në kohë në vitin 2005 e cila pozon para aparatit të fotografit të famshëm, Fadil Berisha.

Me një stil unik të flokëve dhe me këtë shikim të zjarrtë, Çelo ka rrëmbyer vëmendjen e mbi 80 mijë ndjekësve që ka në Instagram.

Vlen të ceket se ajo është e martuar, një nënë shumë e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj, Merlisit dhe Perianës.

Çelo ka paralajmëruar se së shpejti mendon të rikthehet me këngë të re por që deri më tani nuk ka sjell asgjë.

Image