Dua Lipa përlotet në skenë pasi policia maltretoi fansat e saj – (Foto-Video)

Showbiz September 13, 2018 - 14:49
Lajmet e fundit nga showbizi

Dua Lipa ishte përlotur në koncertin e saj në Kinë të mërkurën, pasi fansat e saj ishin nxjerrë me dhunë nga policia vetëm pse kanë qëndruar në këmbë, transmeton Zeri.info.

Bukuroshja shqiptare ishte duke interpretuar në sallën ‘National Exhibition and Convention Center’ në Shangai, ku ajo ka adresuar këtë problem që është paraqitur në fund të koncertit, duke deklaruar se ajo dëshiron që koncertet e saj të jenë ‘një ambient i sigurt’ për të gjithë.

Dua e përlotur, e cila për herë të parë ka interpretuar në këtë vend komunist, i është drejtuar turmës:

“Dua të krijoj një ambient vërtetë të sigurt për të gjithë ne që të argëtohemi. Dua që të gjithë të vallëzojmë. Dua që të gjithë të këndojmë. Dua që të gjithë ne të kalojmë bukur”.

Në nënë e cila ishte së bashku me vajzën e saj në këtë koncert, ka deklaruar se ishte dëshmitare që policia kineze ishte tepër agresive me ata që i ka nxjerrë nga salla. Edhe disa fansa të saj kanë publikuar foto ku shihet se si policia nxjerr me dhunë fansat nga koncerti./ZERI

Image

Image

Image