Për 6 ditë ‘Electricity’ e Dua Lipës arrin 10 milionë klikime (VIDEO)

Showbiz September 11, 2018 - 09:55
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, po vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme.

Pesë ditë pas publikimit të këngës “Electricty” të Dua Lipës, ndërsa videoklipi i këtij projekti ka kaluar shifrën prej dhjetë milionë shikimesh në YouTube, transmeton Klan Kosova.

Bashkëpunimi i saj me “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo, tashmë është bërë një tjetër hit botëror.

Dhe natyrisht se vet këngëtarja i është gëzuar në masë të madhe këtij suksesi.