Në serial janë armike, por shikoni çfarë bëjnë prapa kamerave 'Hazan' dhe 'Nil' (FOTO)

Showbiz September 09, 2018 - 15:41
Do të befasoheni me veprimin e tyre

Telenovelat turke kanë zgjuar mjaft interesim në vendin tonë, shkruan “Zeri.info”.

“Zonja Fazilet dhe të bijat” është telenovela apo siç njihet në zhargonin tonë, seriali, i cili ka bërë për vete mjaft shikues.

Disa prej personazheve kryesore kanë zgjuar kurreshjte mjaft të madhe te shqiptarët, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Mirëpo, më së shumti kureshtje kanë zgjuar dy aktoret turke, Deniz Baysal dhe Tuëba Melis Türk.

Deniz Baysal e cila në këtë telenovelë vjen në rolin e Hazanit dhe Tuëba Melis Türk në rolin e Nilit, që të dyja janë të dashuruara në të njëjtin person, pra në “Sinan Egemenin”, përcjell “Zeri.info”.

“Dashuria” ndaj “Sinanit”, ka bërë që “Hazani” dhe “Nili” të jen armike në këtë telenovelë.

Por në jetën reale “Hazani” dhe “Nili”, duket se janë shoqe të ngushta, përcjell “Zeri.info”.

Kjo u dëshmua përmes disa fotografive që vet aktoret kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

Të enjten që e lamë pas “Nili” kishte ditëlindjen dhe në festën e saj e pranishme ishte edhe “Hazani”, madje në fotografitë e publikuara shihet se aktoret janë shoqe shumë të mira, transmeton “Zeri.info”.

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme. /ZËRI/

Image

Image