Disa momente qesharake kur Bebe Rexhën e krahasojnë me detergjentët

Showbiz August 29, 2018 - 23:01
FOTO

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është goxha aktive në rrjete sociale.

Ajo publikon imazhe dhe video të llojllojshme për miliona ndjekësit duke mos munguar edhe ato qesharake.

Kësaj radhe Rexha përmes disa fotografive ka ndarë momentet qesharake kur e krahasojnë me detergjentë të ndryshëm. “Bebe Rexha si detergjentë”, është mbishkrimi i fotos së parë kur më pas shfaqen imazhet që duken si të tilla.

Nga ana tjetër, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit ‘I’m a mess’, e po ashtu edhe të albumit ‘Expectations’.