Nicki Minaj fillon 'luftë' me Travis Scott

Showbiz August 24, 2018 - 09:01
Lexo për më shumë detaje

Nicki Minaj ende ndjen inat që albumi i saj “Queen” nuk ishte në vend të parë në Billboard Top 200, pasi Astroworld i Travis Scott mbretëroi në krye për dy javë me radhë, përcjell”Zeri.info”.

Por ajo është e kënaqur që ka pothuajse trefishin e shikimeve në YouTube të MTV për performancën e saj në VMA në krahasim me reperin Scott, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

“Gjejeni pak se cila është performanca më e shikuar nga VMA e së hënës ???? !!! Linku gjendet në biografinë time! Faleminderit. Jukeni bërë këtë periudhë të jetës time legjendare. Ju dua shumë,” shkroi ajo në Instagram së bashku me një klip nga performanca e saj epike /ZERI/.