Rita Ora flet për çmimin e fituar në MTV VMA

Showbiz August 21, 2018 - 20:59
Lexo detajet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë është bërë shqiptarja e parë që fiton çmim në MTV VMA, shkruan “Zëri.info”.

Ajo fito në kategorinë “Vallëzimi më i mirë në Videoklip”, me këngën “Lonely Together të cilën e ka në bashkëpunim me DJ tashmë të ndjerë Avicii.

LEXO EDHE: Rita Ora bëhet shqiptarja e parë që fiton çmim në MTV VMA

Rita pas fitimit të këtij çmimi ka shkruar disa fjalë të mëdha si për këngën, videoklipin por edhe për Aviciin.

“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndamë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora. /ZËRI