Bebe Rexha dhe Rita Ora bëjnë shqiponjën në 'VMA'

Showbiz August 21, 2018 - 11:16
Lexo detajet

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA 2018”.

Në mesin e emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës ishin edhe dy shqiptaret, Rita Ora dhe Bebe Rexha. 

Rita Ora dhe Bebe Rexga pozuan pranë fotografëve të medieve më prestigjioze në botë.

Bebe Rexha në një moment thotë “Jemi shqiptaret e para në Video Music Awards”.

Ndërsa, pas kësaj që të dyja bëjnë simbolin e shqiponjës mes brohoritjeve të të pranishmëve afër tyre.

Kujtojmë që ishte paraparë që e pranishme në këtë ngjarje të jetë edhe Dua Lipa, por këngëtarja ka nisur pushimet në Ibiza të Spanjës me rastin e festimit të ditëlindjes.