Kështu e uron Blerta Deliu nënën për ditëlindje!

Showbiz August 20, 2018 - 00:01
Lajmet e fundit nga showbizi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu më të arritur akrepat e orës 00:00 të datës 20 korrik, ka shkruar disa fjalë me plotë emocione për nënën e saj.

Ajo me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, i ka shprehur gjithë dashurinë që ka për të dhe i ka uruar të ketë jetë të gjatë për t'i jetuar së bashku të mirat që ju sjell jeta, shkruan "Zëri.Info".

"MAM...kur du me i zgjedh fjalët ma të dashtuna e me fol për ty, se di kah me ja fillu...

E di që tanë jetën ka me të admiru për njerëzinë që e ke, për zemrën e madhe e dashuninë që gjithmonë na e ke dhanë jo vetëm neve por edhe krejt atyne që të njohin.

Ke me mbet përherë shembulli im në jetë.

Të dua pa fund, e shumë urime, ti grue e madhe", ka shkruar Deliu.

Ndryshe, nëna e Blerta Deliut, Feride Deliu me profesion është mjeke e fëmijëve, profesion të cilin e ushtron që një kohë e gjatë, dhe në qytetin e Skenderajt njihet si doktoreshat më e mirë në atë vend./ZËRI

Image