Ja kush e bën të lumtur Era Istrefin?!

Showbiz August 19, 2018 - 08:58
Lexo detajet

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit "Oh God" në duet me Koshens, shkruan "Zëri.info". 

Ajo në këto kohë është duke kaluar çaste të lumtura me familjen e cila këto momente nuk ngurron t’i shfaqë edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Era ndau një video me mbesën e saj, Renee teksa shfaqen duke u argëtuar së bashku. “Lumturi është mbesa ime”, ka shkruar ajo.

Istrefi vazhdon të jetë e angazhuar në aktivitete të ndryshme muzikore kurse kënga e fundit “Oh God”, ka kaluar pesë milionë klikime në kanalin, Youtube.

Image