Deputeti i AAK-së marton vajzën, ky është momenti emocionues në 'kanagjegjin' e saj!

Showbiz August 18, 2018 - 22:28
Lajmet e fundit nga showbizi

Vajza e deputetit të AAK-së Blerim Kuqi, i ka dhenë fund beqarisë sot, duke e kurorëzuar dashurinë e saj me bashkëshortin me martesë, shkruan "Zëri.Info".
 
Përveç të ftuarve të shumtë dhe organizimi të veçantë të 'kanagjegjit' të saj, pati edhe momente që zgjuan në këmbë të pranishmit për duartrokitje.
Ishte vallëzimi 'babë e bijë', në mes dasmorëve, vallëzim ky i cili mori komplimente edhe nga bashkëshortja e kryeministrorit Haradinaj, Anita.

Anita Haradinaj në rrjetin social "Facebook", ka publikuar fotografi dhe video nga ky moment, me ç'rast thotë se deputeti Kuqi është një baba shembull./"ZËRI"