Zbulohet vajza identike si Dua Lipa!

Showbiz August 18, 2018 - 08:22
Lexo detajet

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare fama e së cilës ka kaluar kufijtë.

Shumë prej artisteve si vendore ashtu edhe ndërkombëtare i janë gjetur personat që ngjajnë me to, shkruan lajmi.net.

Edhe Dua Lipa ka një të tillë, e cila duket kopje e saj dhe bëhet fjalë për modelen Brittany Xavier.

Modelja llogarit 1 milion ndjekës në rrjetin Instagram, ndërsa çdo imazh që ajo publikon ‘vërshohet’ nga komentet e ndjekësve që e pyesin se a është me të vërtetë Dua Lipa.

Kujtojmë që Dua Lipa dhuroi performancë magjike në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, më 10 gusht.

Për më shumë shikoni imazhet e mëposhtme dhe vlerësojeni vetë ngjashmërinë mes Dua Lipës dhe Brittany Xavier.