Dua Lipa ja uron martesën shoqes nga Kosova

Showbiz August 17, 2018 - 14:13
Lexo detajet

Shoqja e ngushtë e këngëtares me famë botërorë nga Prishtina, Dua Lipa, siç duket po martohet sot.

Lajmin e ka dhënë vet këngëtarja Lipa përmes një postimi në rrjete sociale, ku i ka uruar shoqes së saj nga Kosova, Nita Rizës, martesën me të fejuarin e saj, shkruan “Zëri.info”.

“Shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!! Nita Riza, ti do të jesh nusja më e mirë! Të uroj ty dhe Kreshnikut shumë dashuri, fat, shëndet dhe një të ardhme të bukur së bashku. Jam shumë, shumë e lumtur për ty. Je një person i jashtëzakonshëm për brenda dhe jashtë dhe i meriton të gjitha gjërat e magjishme që po ndodhin rreth teje”, ka shkruar Dua në postimin e saj në Facebook.

Siç duket nga angazhimet që ka me koncerte Dua do ta ketë të pa mundur të jetë në dasmën e shoqes së saj, mirëpo për këtë rast ajo ka zgjedhur fjalët më të mira për vajzën me të cilën është rritur.

Bashkë me këtë urim Dua ka publikuar edhe disa fotografi nga fëmijëria e tyre të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Zëri

Image 
Image 
Image