Gashi: Kosova më ndryshoi mua

Showbiz August 15, 2018 - 12:24
FOTO

Këngëtari me famë botërore me prejardhje nga Kosova Gashi ka marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”, i cili është mbajtur për tre ditë radhazi në parkun e Gërmisë në Prishtinë, shkruan “Zëri.info”.

Gashi ka kënduar më 11 gusht pra në natën e dytë të këtij festivali e ku edhe ka treguar për prejardhjen e tij dhe se sa krenar është ai që vie nga Kosova.

LEXO EDHE: I dashuri i Duas publikon një moment emocionues për të gjithë

“Kam qenë gjithandej botës këtë vit... por ky udhëtim në Kosovë më ndryshoi mua”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Instagram”.

Në këtë koncert Gashi ka paralajmëruar dy bashkëpunime atë m,e këngëtarin e njohur French Montana dhe me reperin kosovar Ledri Vula. /ZËRI

Image

Image