Dua Lipa pritet edhe në Hungari me simbole kombëtare

Showbiz August 13, 2018 - 13:50
Lexo për më shumë detaje

Ylli botëror, Dua Lipa që u bë kryelajm i mediave për praninë e saj katër ditore në Kosovë, pasi i dhuroi publikut këtu një koncert të paharruar, ka marrë rrugën për në Hungari në një koncert madhështor ku është pritur nga një numër i jashtëzakonshëm i fansave, përcjellë”Zeri.info”.

Dua Lipa u largua  nga Kosova duke lenë prapa vetes një koncert që do të kujtohet gjatë në kuadër të Sunny Hill Festival, e duke lenë po ashtu dhe shumë pamje ku ajo përfaqësohet me simbolet kombëtare, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Flamuri kombëtar e ka shoqëruar edhe në Hungari ku ka elektrizuar të pranishmit me performancën e saj. Në mesin e audiencës, bie shumë në sy flamuri kuq e zi i ngritur në drejtim të këngëtares Lipa, e cila në disa fotografi nga kjo mbrëmje, ka publikuar edhe atë me flamur/ZERI/.