Shpend Ahmeti publikon një fotografi të veçantë me Dua Lipën

Showbiz August 12, 2018 - 16:55
Fotografia më e veçantë e tyre

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke i përcjell me vëmendje zhvillimet që po bëhen në festivalin “Sunny Hill Festival”, shkruan “Zëri.info”.

Për dy ditë radhazi ai është duke e shikuar këtë festival për së afërmi. Mbrëmë ishte nata e këngëtarëve shqiptar por edhe e Gashit e Action Bronson e ku atmosfera padyshim ishte shumë e zjarrtë.

Ajo çfarë ishte e veçantë është se këngëtarja e njohur Dua Lipa gjatë tërë kohës ka qëndruar e mbështjellur me flamurin “Kuq e Zi”, moment të cilin edhe Ahmeti e ka ndarë me ndjekësit e tij.

LEXO EDHE: Shpend Ahmeti i dhuroi Dua Lipës çelësin e qytetit të Prishtinë

Sonte pritet të përmbyllet ky festival me performancën e DJ më të famshëm në botë, Martin Garrix.

“Zëri.info”, ju sjell fotografi nga ky moment. /ZËRI

Image

Image

Image

Image