Stanaj mbrëmë ndezi Prishtinën, ja çfarë thotë sot (VIDEO)

Showbiz August 11, 2018 - 17:07
Lexoni më shumë detaje

Këngëtari shqiptar me famë botërore, Albert Stanaj, i njohur për publikun si Stanaj, mbrëmë ndezi atmosferën në festivalin “Sunny Hill”, shkruan “Zeri.info”.

Ai gjatë performancës së tij kohë pas kohe fliste edhe në gjuhën shqipe, gjë që bëri ta ndez edhe më shumë atmosferën.

Por, pikërisht sot, Stanaj, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, teksa performonte këngën e tij të njohur “Romantic”, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Ai ka falëndëruar të gjithë ata që morën pjesë mbrëmë në këtë koncert, por falënderimi i tij bëhet edhe më madhështor pasi ai këtë e ka bërë në gjuhën shqipe.

“ROMANTIC. Ju falenderoj te gjitheve qe keni qene mbreme!! Ju Dua”, ka shkruar Stanaj në mbishkrimin e videos, përcjell “Zeri.info”.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /ZËRI/

 

 

ROMANTIC ë Ju falenderoj te gjitheve qe keni qene mbreme!! Ju Duaë

A post shared by Stanaj (@stanaj) on