Fotografi e rrallë e Duas me babanë e saj

Showbiz August 09, 2018 - 20:48
Publikohet një fotografi e rrallë

Dua Lipa çdo herë ka treguar se është mjaft e lidhur me familjen e saj, përcjell “Zeri.info”.

Madje ajo në çdo intervistë ka thënë se zërin e ka të trashëguar nga babai i saj, Dukagjini.

Dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin e tregon edhe kjo fotografi në të cilën Dua shihet bashkë me babanë e saj, Dukagjinin kur ajo ishte fare e vogël, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Kujtojmë se Dua Lipa po qëndron në Prishtinë dhe se nesër do të performojë në parkun e Gërmisë në Festivalin “Sunny Hill”, festival ky i cili do të zgjas deri të dielën, pra më 12 gusht dhe do të performojnë emra të muzikës botërore. /ZËRI/

Image