E dhimbshme: Çun Lajçi merr lajmin se vajza e tij e vdekur ka fituar llotarinë amerikane!

Showbiz August 09, 2018 - 20:11
Lexoni më shumë detaje

Vitin që kemi lënë pas aktorit të njohur Çun Lajçi i vdiq vajza, Bubulina.

Aktori shumë shpesh i ka dedikuar fjalë prekëse vajzës së ndjerë, mungesën e të cilës e ndjen çdo ditë.

Përmes një postimi bërë në llogarinë e tij në Facebook, Çun Lajçi ka shkruar një letër të gjatë, e cila të bënte me lot.

Kjo ngase, ai ka treguar se ka marrë lajmin se vajza e saj e ndjerë ka fituar lotarinë amerikane.

“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!

E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.

Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.

A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?

Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:

Urime Grin Carta Bubulinë.”, shkruan ndër të tjera aktori.

Image