O`Connell takon Era Istrefin

Showbiz August 07, 2018 - 17:06
Detajet e takimit

Ministri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell sot ka pritur në takim këngëtaren e njohur nga Kosova me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, shkruan “Zëri.info”.

Sipas këtij postimi të dy kanë biseduar për kreativitetin e Londrës në klasën Botërore.

“Është kënaqësi me prit Era Istrefin në Ambasadën e Britanisë sot, duke ndjekur suksesin e saj në Moskë. Era u takua me ambasadorin O’Connell, të cilët diskutuan për kreativitetin e Londrës në klasën Botërore”, thuhet në një postim në “Facebook”, nga faqja e Ambasadës Britaneze. /ZËRI

Image