Bebe Rexha takohet me Dua Lipën, shikojeni reagimin e Rita Oras (FOTO)

Showbiz August 04, 2018 - 14:34
Rita Ora befason me reagimin e saj, askush nuk e priste një reagim të tillë

Tashmë dihet botërisht që dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa nuk komunikojnë fare mes vete, shkruan “Zeri.info”.

Mirëpo, një raport të tillë Rita Ora nuk e ka me këngëtaren tjetër shqiptare, Bebe Rexhan.

Këto dy të fundit janë mjaft shoqe të mira, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Por pavarësisht kësaj, Bebe Rexha ka një raport krejtësisht tjetër me Dua Lipën.

Gjatë ditës së djeshme të dy këngëtaret janë takuar në Çikago dhe është pikërisht Bebe Rexha ajo e cila ka publikuar fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Pavarësisht faktit se Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin me njëra-tjetrën, kësaj radhe është vet Rita Ora ajo e cila ka befasuar me reagimin e saj.

Rita Ora ka pëlqyer fotografinë që Bebe Rexha ka shpërndarë në “Instagram”,  së bashku me Dua Lipën, transmeton “Zeri.info”.

Padyshim se një reagim i tillë i Ritës është befasues për të gjithë. /ZËRI/

Image