Fillojnë përgatitjet për ''Sunny Hill Festival''

Showbiz August 04, 2018 - 11:58
Lexoni më shumë detaje

Koncerti "Sunny Hill Festival", është paraparë të mbahet me 10,11 dhe 12 gusht.

Në këtë koncert madhështor pritet të performojnë emra të njohur botëror si Dua Lipa, Martin Garrix dhe Action Bronson, shkruan lajmi net.

Dua Lipa do jetë protagoniste kryesore e këtij koncerti e që padyshim se do ketë befasi nga ana e saj.

Është ky babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili tash e sa kohë është në Kosovë ku tregon se përgatitjet e koncertit kanë filluar.

Me anë të postimeve të publikuara në Instagram, bën të ditur se janë duke u rregulluar pajisjet rreth festivalit.

Përpos, Duas të pranishëm do jenë edhe disa nga artistët shqiptarë, përfshirë Ledri Vulën, Kaos, Tayna etj. 

Image

Image