Detaje të reja mbi aksidentin e Paul Walker

Showbiz August 02, 2018 - 12:02
Lexo për më shumë detaje

Në dokumentarin e ri për jetën e tij “I Am Paul Walker”, ajo zbuloi se ylli i Fast and Furious e kishte harruar eventin e tij të bamirësisë ‘Reach Out Worldwide’, që do të ishte dhe takimi i tij i fundit ku do të merrte pjesë,përcjell ”Zeri.info”

Ai nuk do të kishte shkuar atje nëse nuk do të merrte një mesazh që do t’ia kujtonte eventin.

Cheryl tha se mëngjesin e vdekjes së Paul, ku po bënte një pushim nga filmimet e Furious 7, ai ishte ulur në kuzhinë me vajzën e tij Meadow, duke bërë plane për të zgjedhur dhe dekoruar një pemë e Krishtlindjeve atë mbrëmje.

“Ne po bisedonim dhe ai e kishte harruar eventin. Ai mori një mesazh dhe tha se duhet të shkonte diku. Paul nxitoi për të marrë pjesë në eventin e bamirësisë për të mbledhur të ardhura për viktimat e Typhoon Haiyan në Filipine,”-tha ajo.

Walker u largua nga eventi me një Porsche Carrera GT që drejtohet nga miku e këshilltari i tij financiar Roger Rodas, përcjell “Zeri.info”

Makina humbi kontrollin e përplas në një shtyllë dritash në rrugë dhe shpërtheu duke i lënë të dy të vdekur në çast vazhdon më tutje “Zeri.info”

“Njerëzit mendojnë se humbi jetën një ylli i filmit në aksident me makinë. Por kishte akoma më shumë për të. Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj çfarë ai ishte. Paul ishte një njeri i mrekullueshëm,”-shtoi Cheryl.

Ajo zbuloi se për 5 vitet e fundit, familja shkon në një nga vendet më të preferuara të aktorit në Huntington Beach për të hedhur lule dielli në oqen më 12 shtator, datën e lindjes së tij.

“Unë kam marrë letra nga njerëz në të gjithë botën që thonë se ai u ndryshoi jetën,”-shtoi Cheryl. “Ky është një bekim. Ai kurrë nuk do harrohet.”/ZERI/.