Noizy publikon imazh të vajzës, kaq shumë është rritur

Showbiz July 29, 2018 - 13:32
FOTO

Reperi Noizy është baba i një vazje me emrin Leandra, të cilën e njohim si Noku.

Madje, ai ia kishte kushtuar asaj edhe një këngë me titull “Noku i vogël”, por Noizy kujdeset që ajo të jetë larg vëmendjes së medieve, shkruan lajmi.net.

Së fundi, reperi si rrallëherë ka publikuar një fotografi të vajzës, të cilën nuk preferoi që ta fotografonte në fytyrë.

“Noku”, ka qenë mbishkrimi që Noizy i ka lënë fotografisë, ku vajzës i shihen flokët e gjata ngjyrë kafeje, ndryshe prej herës së fundit, andaj edhe ka ngjallur dyshime nëse vërtetë ajo është “Noku” që e njohin të gjithë.

Kujtojmë që reperi është shumë aktiv në këtë periudhë dhe ka paralajmëruar disa projekte të reja.

Image