Nëna e Rita Orës lutet për shërimin e Demi Lovatos nga varësia e heroinës

Showbiz July 25, 2018 - 09:35
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja Demi Lovato mbrëmë është shtrirë në spital, shkak i mbidozës së heroinës.

Ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në të cilën shihet Demi dhe vajza e saj Rita, i ka shkruar disa fjalë zemre, pranë të cilave i ka uruar shërim sa më të shpejtë këngëtares, shkruan lajmi.net

”Varësia është një k**vë e të gjitha sëmundjeve! U shpreha kështu pasi kjo më bën të çmendem. Sa herë shoh njerëz me varësi në linjën time të punës si psikiatër, kjo sëmundje më bën të ndihem e pafuqishme. Jam e sigurtë që ajo është e fortë dhe shpirti i saj do të shërohet shpejtë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe Demi ndodhet akoma në spital, aty ku edhe po trajtohet.