"Lejla" ende në top lista

Showbiz July 23, 2018 - 15:43
Lexo për më shumë detaje

Kanë kaluar 91 javë që nga koha kur bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, “Lejla”, është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Ky projekt muzikor ka mundur t’i rezistojë edhe kësaj jave, duke vazhduar të mbajë titullin si kënga më e vjetër në listë, përcjell “Zeri.info"

Pavarësisht se gjatë gjithë këtyre javëve, “Lejla” është përballuar me ulje dhe ngjitje sa i përket renditjes, ajo ia ka dalë të jetë kënga më jetëgjatë në gjithë historinë e klasifikimit, që këtë javë shënoi javën e 135-të.

Ajo çfarë është e rëndësishme, ky bashkëpunim i treshes së talentuar, nuk ka ndërmend të largohet nga “The Top List” dhe kjo falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut shqiptar, i cili nuk rresht së votuari këtë këngë, transmeton “Zeri.info”

E publikuar tetorin e vitit 2016-të, kjo këngë u bë qëndra e vëmendjes që në javën e parë të publikimit, duke arritur të zërë vendin e parë në klasifikim edhe pse ishte java e parë që ajo u bë pjesë e saj.

“Lejla” ka qëndruar në krye të klasifikimit të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 4 javë në total, duke u shndërruar në një hit brenda një periudhe tepër të shkurtër/ZERI/

Image