Drita Stublla e harron djalin e presidentit Thaçi, publikon foto duke u puthur me të dashurin e ri biznesmen

Showbiz July 22, 2018 - 21:54
Lexoni më shumë detaje

Ajo për një kohë të gjatë ka qenë krye temë e mediave rozë kudo në shqiptari.

LEXO EDHE: Endriti i Thaçit sërish në pushime luksoze, ja ku ka shkuar këtë herë (Foto)

E këtë të shtunë modelja, Drita Stublla ka treguar edhe publikisht që ka nisur një lidhje të re dashurie me një djalë të pashëm i cili quhet, Bledar Kuka.

Ajo në llogarinë e saj publike në rrjetin social “Instagram” ka bërë publike një imazh ku shihet duke shkëmbyer puthje me Bledarin me të cilin Stublla besohet se ka nisur lidhjen qysh në fillim të këtij viti, shkruan gazeta Blic.

Kuka duket të jetë një djalë i pasur dhe këtë e dëshmojnë më së miri imazhet që ai posedon në “Instagram”. Në shumicën prej tyre mund të shihni se ai gëzon një jetë luksoze dhe duket të jetë goxha merakli sa i përket veturave.

Drita tashmë e ka ndërruar edhe fotografinë e profilit në këtë rrjet social duke vënë një të përbashkët me Kukën. E veshur me një minifund i cili i zbulonte një pjesë të konsiderueshme të këmbëve ajo i ka dhuruar të dashurit të saj puthje plot pasion teksa njërën dorë ia kishte vënë shumë pranë xhepit ku ai mbante celularin e tij.

Në anën tjetër, Kuka u pa i veshur me një stil tipik të një djali të ri. Me xhinse ngjyrë të zezë në hiri dhe me një maicë të bardhë

“Të dua i dashur, BledarKuka” – ka qenë përshkrimi që modelja i ka vënë imazhit të publikuar.

Image

Image