Duda Balje me pushime luksoze në Greqi

Showbiz July 22, 2018 - 19:55
Duda Balje sjell pamje mahnitëse nga atje

Jo rrallëherë mediat rozë e kanë në fokus jetën e saj private e krejt kjo falë bukurisë atraktive që ka.

E këtë të diele deputetja e grupit 6+, Duda Balje nuk ka hezituar që t’u tregojë të gjithë dashamirëve të saj se për këtë vikend ajo bashkë me vajzën, Zejnan ka shkuar jashtë kufijve të Kosovës.

Këtë herë nëna bukuroshe e tre fëmijëve (dy djemve dhe një vajze), ka vendosur që pushimet t’i kalojë në Selanik të Greqisë.

“Për vikend me vajzën time në Selanik të Greqisë” – ka shkruar ajo në hapësirën për përshkrim që ia kishte bashkëngjitur tetë imazheve të njëpasnjëshme që i kishte ngarkuar në “Instagram”.

E veshur me gete ngjyrë hiri dhe me një maicë të zezë në pjesën e sipërme, Balje është treguar shumë sportive këtë vikend duke treguar edhe një herë se di të jetë e thjeshtë por e bukur.

Në anën tjetër vajza e saj Zejna, u pa e veshur me xhinse të shkurtra ngjyrë blu ndërsa në pjesën e sipërme kishte vendosur të shkonte në kontrast me nënë e saj, ajo në të zezë e kjo në të bardhë.

Me sa duket, bukuroshja e Kuvendit të Republikës së Kosovës është mahnitur nga bukuria e qytetit grek, Selanikut pasi që në imazhe ajo ka bashkëngjitur edhe pamje nga pjesë të ndryshme të qytetit.

Bazuar në të dhënat e Wikipedias, Selaniku është qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe është i banuar nga më shumë se 325 mijë njerëz.

Sa i përket shpenzimeve një natë në hotelet me 3-yje kushton diku 70 dollarë ndërsa me 5-yje, kushton 130 dollarë.

Vendet më të mira për t’u vizituar në këtë vend thuhet se janë “Kulla e bardhë e Selanikut”, “Sheshi Aristotel”, “Harku i Galeriusit dhe Rotundas”, “Muzeu Arkeologjik i Selanikut” si dhe disa xhamia e kisha.

Balje siç duket sot ka qenë tek “Sheshi Aristotel” dhe duket se po ia kalon për mrekulli me të bijën e saj.

Image

Image

Image

Image