Njihuni me 'mbretëreshen e errësirës'

Showbiz July 19, 2018 - 22:49
Lexo detajet

Një modele afrikane është bërë shumë e famshme në “Instagram”, aty ku tregon me krenari bukurinë e ngjyrës së lëkurës së saj.

Nyakim Gatwech, 25-vjeçarja nga Sudani Jugor quhet Mbretëresha e Errësirës për shkak të lëkurës së saj të zezë.

Modelja jeton në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e përdor “Instagramin” jo vetëm për të treguar trupin, por edhe për të qenë avokate e diversitetit dhe të flasë për ata që nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri.

“E dashura lëkura ime e errët, e nxirë nga dielli, e djegur apo çfarëdo që mund të të quajnë: ti je shumë e bukur dhe kam dashuri të pakufi për ty sepse ti je e imja”, shkruan në Instagram modelja. /Tch

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image