E mbani mend 'Maria Hosen'? Së shpejti bëhet nënë për të pestën herë

Showbiz July 18, 2018 - 12:25
Lexo detajet

Jacqueline Bracamontes është një ndër aktoret latine më të dashura për publikun nëmbarë botën, Madje shumë shqiptare ‘vdisnin’ për rolet e saj në telenovelat meksikane.

Sidomos me rolin e Kandit (Cándida “Candy” Morales Alcalde) apo Maria Hose në Magji Dashurie (Sortilegio), ku luante krah yllit latin, William Levy.

Aktorja ka ndarë me të gjithë lajmin e gëzuar se familja e saj do të shtohet dhe se është në pritje të binjakëve, por gjininë e tyre ende nuk e di, transmeton intv.

Ajo është nënë e tre vajzave të vogla. Jacqueline është e martuar me pilotin meksikan Martin Fuentes.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja pret binjakë. Në vitin 2013 ajo përjetoi me dhimbje të madhe humbjen e një prej binjakëve të saj pak ditë pas lindjes.

Image 
Image