Pasi bëri operacione plastike pendohet Albërie Hadërgjonaj

Showbiz July 17, 2018 - 21:30
Ja çfarë thotë ajo!

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Ajo foli fillimisht rreth më të rejave në karrierën e saj, ku përveçse këngëtare, ajo tanimë është edhe agjente shitjesh në Amerikë.

Duke qenë se pamja është një prej pjesëve më të rëndësishme, Hadërgjonaj foli me humor rreth disa ndërhyrjeve të vogla që ka bërë në fytyrën e saj.

Ndër të tjerash, ajo përmendi hundën, duke thënë me humor se e ka bërë si pinoku, ndërsa bëri thirrje që për të gjithë ata që duan të bëjnë ndërhyrje, duhet të zgjedhin me kujdes mjekët me të cilët duan të bashkëpunojnë.

“Njerëzit e kanë komentuar pamjen time shumë dhe kanë të drejtë. Unë kam patur një hundë të bukur, ka qenë pak e gjatë, por në rini njeriu gabon. Po ta kisha ende atë hundë do isha me fat, do isha në karakter. Tani nuk kanë faj që thonë se janë bërë të gjitha njësoj, buzë e hundë të gjitha njësoj, por unë e kam zgjatur pak si pinoku më duket. Për të bërë ndërhyrje duhet të shkojmë tek mjekë që janë të specializuar që e dinë se çfarë i shkon portretit tënd. Por tani kanë dalë shumë gjëra që të mund të ruhesh pak nga plakja”, ka thënë ndër të tjerash Albërije Hadërgjonaj.

Tutje, ajo tregoi se ndërhyrjen e parë e ka bërë në Shqipëri, ndërsa e pranoi se ishte gabim fakti që provoi diçka të tillë.

“Mua më vjen keq për ata që duan t’i bëjnë dhe s’kanë mundësi t’i bëjnë. Unë i bëj se më pëlqen. Është gabim, hunda ime duhet të ishte ashtu siç ka qenë, por nuk është keq tani, i kam bërë ndërhyrje të tjera në Amerikë, e kam mbushur pak. Ndërhyrjen e parë e kam bërë në Shqipëri. Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur të ndërhyjë në fytyrë”, ka përfunduar Hadergjonaj.