Johnny Depp zgjidh mosmarrëveshjet me ish kompaninë e menaxhimit

Showbiz July 17, 2018 - 14:21
Lexo për më shumë detaje

Johnny Depp ka arritur një marrëveshje me ish-kompaninë e menaxhimit, të cilin e akuzoi për keqmenaxhimin e të ardhurave të tij,përcjell”Zeri.info”

Aktori hodhi kompaninë në gjyq duke thënë se e lanë me më shumë se 40 milionë dollarë borxhe.

Management Group pastaj e kundërpaditur  aktorin i cili  ishte përgjegjës për harxhimin e të ardhurave të tij për shkak të jetesës  të shtrenjtë prej 2 milionë dollarë në muaj.

Një gjyq që ishte planifikuar të mbahej më 15 gusht, u anulua për shkak të arritjes së marrëveshjes,transmeton”Zeri.info”

Nuk dihet asnjë hollësi për mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis tyre por një zëdhënës i Depp tha se aktori ishte “i kënaqur” me rezultatin.

Ai tha se padia dhe zgjidhja e saj është një demonstrim i mëtejshëm që Johnny është i vendosur të ndërmarrë veprime të forta për të mbrojtur reputacionin e tij personal dhe artistik në interes të familjes e karrierës së tij/ZERI/.