Dua Lipa nominohet në tri kategori në ''Video Music Awards'', përfshirë edhe çmimin kryesor

Showbiz July 17, 2018 - 08:21
Lexoni lajmet më të fundit nga showbizi vendor dhe ndërkombëtar

Një artiste shqiptare që po shënon famë në gjithë botën është edhe Dua Lipa.

Këngëtarja, emri i së cilës tashmë njihet në gjithë botën, është nominuar në tri kategori të “VMA”, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua përmes rrjeteve sociale, e cila zbuloi edhe kategoritë në të cilat nominohet dhe këngët përkatëse.

Me “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore, pra “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Ky është sukses shumë i madh për Dua Lipën të nominohet në tri kategori të ndryshme, me tri këngë.