Vajza me të cilën u ‘fejua’ Flori është Liberta Spahiu?

Showbiz July 16, 2018 - 22:28
Lexo detajet

Para pak minutash në Instagramin e tij, kantautori Flori Mumajesi e ka publikuar një foto e cila nxorri pyetjen milionëshe.

U fejua apo nuk e bëri një gjë të tillë, sidoqoftë ai e ka konfirmuar tani që është i dashuruar kokë e këmbë, shkruan lajmi.net

Pranë fotos së postuar Flori e ka vënë vetëm një zemër dhe fansat e tij menjëherë kanë reaguar me pytje se kush fshihet pas këtij imazhi.

LEXO EDHE: Flori Mumajesi në lidhje! Kjo fotografi zbulon gjithçka

Faktikisht më herët është diskutuar në media për një lidhje të mundshme mes Florit dhe Liberta Spahiut dhe unaza që vajza në foto e mbanë është e stilit të unazave që Liberta i mbanë në duar.

Lajmi.net nëpërmjet telefonit ka kontaktuar me moderatoren e njohur e cila nuk ka pranaur të flasë për këtë çështje.

Mirëpo ende asgjë nuk është e sigurtë dhe pritet që ai në ditët në vijim të zbulojë se kush ia ka rrëmbyer kaq thellësisht zemrën.

Image