Tuna feston ditëlindjen, ja sa vjeçe u bë ajo

Showbiz July 14, 2018 - 19:06
Lexo detajet

Altuna Sejdiu e njohur për publikun si Tuna, sot feston ditëlindjen. Këngëtarja edhe pse nuk është aktive me projekte të reja muzikore, ajo përmes rrjeteve sociale i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj.

Për Tunën, data 14 korrik është shumë e veçantë, kjo ngase me këtë datë këngëtarja feston ditëlindjen.

Sot, Tuna ka mbushur plot 33 vjet jetë, meqë rast ka pranuar shumë urime nga miqtë dhe fansat. Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar rikthimin në skenë me një projekt të ri, por nuk ka dhënë datë të saktë. /Lajmi.net/