Showbiz

Rita Ora ndjehet krenare me Kosovën

Rita Ora ndjehet krenare me Kosovën
11 korrik 2018 • 20 : 34

Lexoni lajmet më të fundit nga showbizi vendor dhe ndërkombëtar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora edhe një herë ka treguar se sa krenare është për vendlindjen e saj, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Samitin e Lodrës, ka takuar edhe yllin botëror, Rita Ora.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka dekoruar Rita Orën, përcjell “Zeri.info”.

E sot, është pikërisht Rita ajo që ka publikuar fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, duke falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe duke u shprehur mjaft krenare me vendlindjen e saj.

Rita në mbishkrimin e këtyre fotografive ka shkruar se, do të mbetet e nderuar dhe e përkulur ndaj mbështetjes së vendit të saj, transmeton “Zeri.info”.

“E falënderoj kryeministrin e Kosovës për këtë natë të mrekullueshme për ta festuar talentin kosovar. Faleminderit që më ka dekoruar me këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur “Hyjnesha në Fron”. Do të mbetem vërtet e nderuar dhe e përkulur ndaj mbështetjes së vendit”, ka shkruar Rita. /ZËRI/

 

Image

Image

 

 

© zëri.info