Dhurata Ahmetaj me poza atraktive nga pushimet luksoze, pyet: A po vjen?

Showbiz July 10, 2018 - 20:13
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj nuk ka qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore.

Megjithatë, pritet që shumë shpejt, ajo të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri.

Ndërkohë, ajo këto ditë ka shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdet.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Ahmetaj shfaqet mjaft në formë, teksa pozon me bikini.

Ajo vë në pah linjat perfekte të trupit, teksa shkruan mesazhe të koduara në mbishkrimin.

“Ti te unë a po vjen?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke lënë në dyshim fansat se mos është dedikim apo ndonjë frazë e këngës së re.

Theksojmë se tash e sa kohë ajo është deklaruar beqare, duke mos bërë të ditur nëse është ndonjë mashkull në krahët e saj.

Image

Image

Image