Dua Lipa e fton ish të dashurin e Rita Orës në Prishtinë, ai e pranon ftesën

Showbiz July 10, 2018 - 15:42
Lexoni më shumë detaje

Momentalisht DJ-I më i popullarizuar në botë, Calvin Harris, do të marrë pjesë në festivalin ‘Sunny Hill’, i cili do të mbahet në Prishtinë nga data 10 deri më 12 shkurt, transmeton "Zeri.info".

Harris do të interpretoj krah për krah me organizatoren e këtij festivali, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Image

 

Sipas informacioneve, ai do të interpretoj në ditën e tretë të festivalit, ndërsa në skenë do t’i bashkohet edhe Dua, me të cilën ai ka hitin e madh ‘One Kiss’.

Calvin njihet edhe si ish i dashuri i këngëtares tjetër të famshme nga Kosova, Rita Ora, me të cilën ishte ndatë vite më parë, përcjell "Zeri.info".

Dhe  duke marrë parasysh faktin se Dua Lipa nuk është në raporte të mira me Ritën, disa mendojnë se kjo ftesë e Calvin-it është bërë me qëllim, si shenjë hakmarreje ndaj saj.

Si do që të jetë, përveç Calvin dhe Dua Lipës, të cilët konsiderohen momentalisht ndër yjet më të popullarizuar në tregun e muzikës, në këtë festival do të interpretojnë edhe shumë yje tjetër botërorë dhe vendas.

Ky festival padyshim se do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë në Kosovë, ndërsa do të jetë pjesë e vazhdimisht të koncerteve të suksesshme që Dua ka pasur kohëve të fundit, përfshirë edhe atë në Tiranë. /ZËRI/

Image