Showbiz

Momenti kur Rita Ora vallëzon me flamurin e Kosovës në Kroaci (VIDEO)

Momenti kur Rita Ora vallëzon me flamurin e Kosovës në Kroaci (VIDEO)
09 korrik 2018 • 14 : 28

Rita Ora edhe një herë dëshmoi se është krenare me prejardhjen e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të shtunën ka mbajtur koncert në Kroaci, shkruan “Zeri.info”.

Pikërisht në këtë ditë e tërë Kroacia ishte në festë për shkak se përfaqësuesja e tyre arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Botërorit “Rusia 2018”, pasi arriti që ta mund Rusinë.

Por në koncertin e Ritës, nuk munguan as shqiptarët, përcjell “Zeri.info”.

Por Rita nuk nguroi që ta marrë flamurin e Kosovës dhe ta vendos mbi supe së bashku me atë të Kroacisë dhe në momentin që filloi të vallëzonte ajo mbante në duar gjatë tërë kohës flamurin e Kosovës.

Për më shumë, shikojeni videon e këtij momenti. /ZËRI/

© zëri.info